Këngëtarja e famshme zbulon rolin si aktore, ndan DETAJET e skenës së parë të seksit gjatë xhirimeve: ‘Kisha ankth’

Demi Lovato është padiskutim ndër emrat më të mëdhenj të skenës muzikore në botë dhe jo vetëm. Ajo është përfshirë edhe në aktrim dhe në rolin e saj të fundit i ka rënë një akt intim, ku zbuloi se kishte pak ankth.

Këngëtarjaka zbuluar për ndjekësit e saj në Instagram se është hera e parë që e merr përsipër një skenë të tillë dhe nuk ka nguruar të tregojë dhe sikletet që ka pasur para xhirimeve.

‘Më duhej të xhiroja një skenë seksi sot. Skena ime e parë! Kisha pak ankth, por kasti i aktorëve dhe grupi ishin shumë profesional dhe shumë e lehtë të punoje me ta, më qetësoi menjëherë. Më pas u kujtova se sa krenare jam që ndjehem mjaftueshëm komode nën lëkurën time për ta bërë këtë gjë. Më parë shumë rrallë zbuloja krahët… ndërsa tani po bëj këtë gjë!

Nuk ndihem gjithmonë mirë nën lëkurën time, kështu që kur e bëj dhe ndjehem mjaftueshëm seksi postoj! Është e rëndësishme të festosh fitoret e vogla. Për këtë vetëbesim për trupin dhe për skenën e sikletshme të seksit’, shkroi Demi në mbishkrimin e fotos, ku vlen të thuhet duket mjaft seksi.