Të gjithë jemi “sy e veshë” se çfarë surprizash ka përgatitur ylli shqiptar Luana Vjollca. Një gjë është e sigurt: Shumë shpejt do kemi disa projekte të reja muzikore!

Para pak ditësh ishte Luana që na zbuloi se nuk do të vonojnë projektet nga ajo teksa na lajmëroi nëpërmjet një instastory nga studio ku shkruante: “Soon”
Por si duket ndryshimi ndryshimi në “look” dhe lëvizjet e shpeshta në Kosovë na tregojnë se Luana i është “përveshur” punës. Të paktën këtë mendojmë ne të afterparty.al pasi shumë detaje në profilin e showgirl-it po bëhen bashkë.

Në fillim ishin stafi i Luanës, Arbër dhe Miranda ata që zbuluan “look”-un për klipin e ri. Më pas moderatorja erdhi si “Një flokëkuqe e rrezikshme” ndërsa sonte ajo na ngacmoi me dy foto mjaft “gangsta” për imazhin e Luanës.
Luana na solli në mendje HIT-in krah Getoar Selimit, kunatit të saj “Tirana Lifestyle” pasi edhe në “caption” shkruan: “Gangsta’s Paradise”.

Hmm mund të jetë edhe ky një variant për titull, por ne po mendojmë se mund të jete “Dangerous”, njëjtë si komenti i grimierit të saj, Arbër Bytyqi, por edhe “caption”-it të saj të para disa ditëve, “Red hair is dangerous”


Epo ne mendojmë se “Dangerous” do jetë titulli i këngës së re, po ju?
