“Ke dështuar totalisht”/ Debate për Valerin: Vetëm pë vëmendje …

Zgjedhja e Valerit si kryefermer ka krijuar debat në Ferma Vip.

Opinionisti Enkel Demi u shpreh se Valeri dështoi në këtë post të dhënë nga Agai.

“Valer e çmoj familjen tënde, vullnetin për të punuar, madje edhe stilin tënd të lojës, kërcimin e shumë të tjera. Por, ke dështuar totalisht si kryefermer. Kryefermer do të thotë që duhet të delegosh pushtet. Kush të ka thënë ty se kryefermeri është officer. Ke akuzuar Buçon si spiun, ndërsa ti vetë ke shkuar dhe ke bërë punë edhe pa i kërkuar. Duke i lënë të gjithë pushim, ti nuk ke bërë asgjë tjetër veçse ke përqëndruar peshën e punëvë tek vetvetja. Ke shfrytëzuar faktin për të tërhequr përjektore, doje vemendje.

Për të gjithë ju mos përdorni më shprehje kaq të rënda si mashtrues, kone, avullohu, po konkurroni emisionet politike, ndërkohë keni qenë komplet gjë tjetër. E kuptoj që ka momente acarimi, por ruajini njëri tjetrin se do mbaroj spektakli dhe do të rrini prape me njëri –tjetrin”, tha Enkel Demi.