Orlando Boom i propozoi për martesë Katy Perry në dhjetor të 2019-ës, por për shkak të pandemisë, ceremonia u shty dy herë.
Por mesa duket çifti i famshëm është martuar në fshehtësi. Miku i dyshes, Bobby Bones i ka nxjerrë ata “zbuluar”.
Gjatë një interviste bashkëpunëtori i këngëtares i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit dhe ka folur për martesën e tyre të fshehtë. “Ishte një martesë e vogël. Kjo është ndoshta arsyeja pse nuk kam marrë një ftesë.”, tha ai.
Megjithatë, çifti nuk kanë konfirmuar ose mohuar ende asgjë. Kujtojmë se Orlando dhe ylli i “California girls” mirëpritën vajzën e tyre të parë, Daisy Bloom në mes të vitit 2020. Më herët, ish-bashkëshortja e Bloom, Miranda Kerr, ka treguar publikisht se i mbështet ata. /Afterparty.al
