Moderatorja Luana Vjollca në publikimin e dytë të projektit “Thuaje”, vjen me një rrëfim ekskluziv rrënqethës rreth traumave që kanë lënë gjurmë në jetën e saj.
Bëhet fjalë për 5 raste përndjekjeje, një prej të cilave ka shkuar përtej kësaj, duke u kthyer në një tentativë për abuzim seksual. Kjo traumë ka kushtëzuar lirinë e moderatores dhe daljen e vetme rrugëve pa një person që e mbron.
“Mua më ka lënë një shenjë, një plagë sepse ishte përtej asaj që një fans do të bënte”, shprehet moderatorja teksa e prekur falenderoj Zotin që asgjë nuk i ka ndodhur atë natë.
Më tej ajo u drejtohet grave e vajzave të dhunuara seksualisht, duke shprehur se janë inspirim për forcën që kanë për të ecur përpara.