“Kam ndarë me të bukën e gojës”/ E zhgënjyer nga fjalët e Santianës, Alba ka vetëm këtë REAGIM!

Një miqësi e cila u përfol shumë në “BBVK” si dhe pas përfundimit është ajo mes Albes dhe Santianës, të cilat u dukën shumë të afërta me njëra-tjetrën.

Santiana më herët bëri një deklaratë thumbuese ku është shprehur se “Alba nuk i ka dalë si ka menduar, me përkrahje ndaj saj”.

Lidhur me këtë, Alba ka vendosur t’i reagojë përmes Instagramit zyrtar me një shkrim të gjatë.

Aty ajo ka shpjeguar raportin me Santianën dhe sesi është sjellë ajo edhe pas daljes nga “BBVK”. 

Alba theksoi se ka ndarë bukën me të, madje i ka dërguar edhe rrobat e saj personale për të cilat Santiana ishte shprehur se ka nevojë.