Zayn Malik ka publikuar një status të ndjerë në rrjetet sociale për mikun e tij dhe ish-anëtarin e One Direction, Liam Payne.
Këngëtari ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të hotelit ku po qëndronte në Buenos Aires të Argjentinës, duke humbur kështu jetën.
Payne më herët kishte folur publikisht për betejën e tij me problemet e shëndetit mendor dhe pijen për të përballuar presionin e të qenit i famshëm.
Duke dashur të nderojë ish shokun e tij të grupit, Zayn Malik, i cili gjithashtu i përkiste grupit One Direction në të kaluarën, bëri një postim për të në llogarinë personale në Instagram.
Pasi postoi një foto të tyre së bashku nga kur ishin më të vegjël, ajo shkroi:
“Liam e kam gjetur veten duke folur me zë të lartë me ty duke shpresuar se mund të më dëgjosh. Unë kurrë nuk kam qenë në gjendje të të falënderoj sa duhet që më ke mbështetur në disa nga periudhat më të vështira të jetës sime.
Kur më mungonte shtëpia si një fëmijë 17-vjeçar, ti ishe gjithmonë aty me një pikëpamje pozitive dhe një buzëqeshje qetësuese dhe më tregove se ishe miku im dhe se më doje.
Edhe pse ishe më i ri se unë, ishe gjithmonë më i zgjuar se unë, ishe kokëfortë, me mendime dhe nuk u intereson t’u thuash njerëzve kur e kishin gabim. Edhe pse u përplasëm disa herë për këtë, unë gjithmonë të kam respektuar fshehurazi për këtë”.