Ish-banorja e BBVK dhe ish-Miss-i, Kader Kicaj, ka bërë një hap të madh drejt një karriere ndërkombëtare.
Mësohet se Kaderi ka pranuar një ofertë për një rol në një prodhim kinematografik në Evropë. Kaderi po e shqyrton këtë mundësi si një hap të rëndësishëm për të debutuar në tregun evropian të filmit.
Aktualisht, Kader Kicaj po jeton mes Kosovës dhe Turqisë, ku po përgatitet për projekte të reja në botën e filmit. Ajo duket se pas modelingut dëshiron të provojë veten në fushën e aktrimit. Kaderi më parë ka zbuluar do të jetë pjesë e një seriali madhështor turk.