Ka shëtitur shumicën e botës, Blendi Fevziu tregon se cili vend ka vajzat më të bukura

Blendi Fevziu është një ndër personazhet shqiptarë i cili ka parë pothuajse cdo cep të botës në udhëtimet që bën.

I pyetur se cili vend ka vajzat më të bukura në botë edhe pse e vështirë për të veçuar vetëm një, Blendi përmendi disa shtete.

“Nuk e di se nuk mund t’i ndash kështu, por europianet janë shumë të bukura. Europa e veriut, Suedia, Danimarka, i ka yje. Pastaj ka shumë të bukura në zonën veriore të Amerikës Jugore, Kolumbia, Venezuela. Një pjesë e femrave të Karaibeve janë interesante. Shqipëria padyshim që ka vajza të bukura”-tha Blendi.