Ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër? Altin Çoku i bëri presion kushërirës: Do të të djeg vëllain po nuk bëre seks me mua!

Një ngjatje tragjike ndodhi pak ditë më parë, ku 27-vjeçarja Sibora Abedini i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt e një pallati në Kamëz.

Shkak u bë publikimi i një fotoje intime të saj në TikTok me personazhin Altin Çoku. Ky i fundit u arrestua si shkaktar i vrasjes së saj.

Çoku ka qenë i arrestuar më parë edhe në vitin 2009 pasi ka ngacmuar kushërirën e tij dhe i ka bërë presion asaj se do i digjte vëllanë nëse nuk do kryente marrëdhënie seksuale me të.

Po kryen dhe verifikime të tjera mbi Çokun pasi ka indicie se është i përfshirë dhe në një tjetër rast të ngjashëm me Sibora Abedinin por këtë herë në Laç. Dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.