Ka nisur një romancë të re? Tea sqaron të vërtetën e puthjes së famshme në buzë me këtë mashkull “misterioz”!

 

Gjatë ditës së sotme në rrjet po përflitet se ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ ka nisur një lidhje të re. Shkak për këtë është bërë një video e publikuar që qarkulloi me shpejtësi ku Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë.

Mashkullin “misterioz” fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ajo ka zbuluar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.