Ka munguar në festivalet shqiptare, këngëtarja e famshme rrëfehet: “Nuk jam ndjerë e vlerësuar …”

Një ndër zërat më të mirë shqiptarë padiskutim është edhe Albina Kelmendi. Kohët e fundit këngëtaren nuk e kemi parë në festivale apo kompeticione të muzikës dhe Albina e ftuar në emisionin e mëngjesit në ABC, zbuloi arsyen e vertetë.

“Kur e kam një këngë të mirë do të kthehem. Kur dikush kompozon një këngë të cilën mua me dëgjimin e parë ma merr mendjen dhe më rrëqeth trupin dhe kur të ndihem e sigurt, do të dal ta shpreh talentin tim. Atëherë do të marr pjesë sepse nuk është se jam ndjerë aq e vlerësuar që të marr pjesë. Nuk është se e kam gjetur veten dhe mbështetjen e mjaftueshme. Diku ku nuk e ndjen veten të vlerësuar nuk kam për çfarë të shkoj.”, tha Albina.

Këngëtarja foli ndër të tjera edhe për projektet e vjetra që ai i bën remake, siç është dhe kënga e Hajderin Pashës, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

“Prej kur kam filluar të këndoj live, fillova të këndoj Hajderin Pashën. Publikoi filloi duke kërkuar aq shumë nga unë dhe thashë do ta sjell, ishin vetëm premtime që nuk i bëri derisa erdhi pandemia. Kur ndodhi vendosa që këngët që publiku i ka kërkuar nga unë, t’i sjell të punuara profesionalisht. Patjetër që kjo e kam pasur një ndryshim drastik në karrierën time, ishte ndryshim pozitiv sepse pati shumë sukses u ndjeva me fat se dhe fjalët e publikut dolën që me të vërtetë e kanë pritur këtë version nga unë. Me këtë këngë vendos që dhe disa të tjera të vjetra t’i sjell në një version të ri.”, tha Albina.

Menu