Atrestimi i Sean “Diddy” Combs për akuzat e trafikimit seksual, shantazhit dhe transportit të individëve për prostitucion, tronditën opinionin publik. Festat seksuale të nxitura nga droga që zgjasin me ditë të tëra, quheshin Freak Offs.
Një nga ata yje që u përfol se ishte pjesë e festave është dhe Justin Bieber. Pas publikimit të lajmit, fansat vërshuan në Instagramin e tij me komente mbështetëse.
“Bota duhet të të kishte mbrojtur,” shkroi një person, ndërsa një tjetër e inkurajoi atë të “ekspozonte” Diddy, i cili udhëhoqi këngëtarin e ri kur ai ishte vetëm 15 vjeç.
“Gjëja e fundit që Justin dëshiron të bëjë është të rijetojë apo edhe të diskutojë miqësinë e tij të komplikuar me Diddy,” ndan burimi i brendshëm për Bieber, i cili është marrë me çështje si varësia nga droga, mendimet për vetëvrasje dhe disa ndarje publike.
“Por ai më në fund po thyen heshtjen e tij për miqtë e tij për përvojën e tij të makthit dhe ferrin që i ka shkaktuar.”
Duke parë pas, marrëdhënia e tyre gjithmonë dukej shqetësuese. Justin, i cili ishte rreth 13 vjeç kur u prezantua për herë të parë me Diddy nga Usher, u pa shpesh duke kaluar kohë me Diddy, gjatë viteve të hershme të ngritjes së tij në karrierë.
