Këngëtari i njohur Justin Bieber ka reaguar pas vdekjes së ish-yllit të “One Direction”, Liam Payne.
Pesë ditë pasi ish- ylli i One Direction vdiq në moshën 31-vjeçare pasi ra nga kati i tretë i hotelit ku qëndronte në Buenos Aires, Bieber ripostoi një video emocionuese nga në memorialet pëer Payne.
“Vetëm mbani mend, ju lejohet të hidhëroheni si fanse. Ju admironi dikë për artin e tij. Ju lejohet të qani, të luteni, të ndiheni sikur një pjesë e juaja është zhdukur. Edhe nëse nuk e dinin kurrë emrin tuaj, ata ndryshuan botën tuaj.””, ka shkruar Bieber në videon e ripostuar.
