Era Istrefi është një nga këngëtaret më të dashura në Shqipëri e Kosovë, por jo vetëm. Fama e 26 vjeçares i ka kaluar kufijtë e trojeve tona që pasi lançoi hitin e saj “Bon bon” në vitin 2016.
Pavarësisht suksesit të saj, bukuroshja bionde nuk ka publikuar asnjë projekt të ri që pas “No Maybes” në 2020, një bashkëpunim ky me Ilkay Sencan dhe Arash.
Përveçse është “zhdukur” në muzikë, Era nuk është shumë aktive në rrjete sociale. Rrallë herë poston ndonjë story në Instagram, ndërkohë postimi i fundit në feed është që nga Janari.
Motra e Nora Istrefit megjithatë, di si të rikthehet fuqishëm në rrjetin social.
Më “zjarr” se kurrë, ajo ka publikuar disa foto në shtëpi, ku te njëra prej tyre shfaqet topless. Pavarësisht kësaj, Era është kujdesur që gjoksin t’a mbulojë me një emoji.

