Ju do guxonit?! Bella Hadid dhe Hailey Bieber bëjnë “xing” me veshjen që kushton $18,000!!

Padiskutim “Met Gala 2021” dhe “MTV VMAs” kanë qenë evenimentet më të rëndësishme të javës përsa i përket yjeve të skenës botërore.

Një ndër çiftet që rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve ishin Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey Bieber.

Ylli i Popit, Justin Bieber rrëmbeu çmimin e ‘Artisti i Vitit’ në mbrëmjen e çmimeve të MTV VMAs, por ne dhe ndjekësve fanatikë na ngelën sytë tek xhinset e Hailey-t, Bottega Venetta, me qindra pendë mikro të gjelbërta.

Ajo ka shtuar dhe çantën Jodie të po të njëjtës shtëpi mode.

Xhinset që tërhoqën kaq shumë vëmendje kushtojne $18.000 në çmimin zyrtar.

Por si duket këto xhinse të markës luksoze po u fiksohen edhe yjeve të tjerë dhe pas pak ditësh po ia shohim edhe shoqes së Bieber, Bella Hadid. Kjo e fundit gjithashtu ka bërë këtë veshje për “PopMagazine” stiluar nga Emilie Kareh.

Epo vajzat shkëlqejnë në këtë xing, por një pyetje kemi: Jo do guxonit të bënit këtë “çmenduri”, pra të blinit xhinset Bottega Venetta, $18,000?/afterparty.al