Nuk duron dot të dëgjosh njerëzit në kinema që përtypin patatinat? Ju zemëron personi që përtypet çamçakëz pranë jush në autobus, deri në atë pikë sa ndërroni vendet? Atëherë me siguri vuani nga kjo gjendje.
Fenomeni, i përcaktuar tani nga komuniteti shkencor si misofoni (çrregullim i ndjeshmërisë ndaj tingujve) përshkruhet si shqetësimi që një person ndjen nga përmbajtja dhe jo intensiteti i tingujve si gërhitja apo gogëzimi.
Këta tinguj, megjithatë, nuk janë vetëm të bezdisshëm, por gjithashtu krijojnë një reagim të ashpër dhe në përgjithësi personi mund të tronditet emocionalisht dhe të largohet nga mjedisi i tij shoqëror.
Shpesh njerëzit me misofoni ndihen keq për veten e tyre që reagojnë në këtë mënyrë, veçanërisht kur reagojnë ndaj tingujve të bërë nga njerëzit e dashur.