Jonida Vokshi i bën partnerit urimin për ditëlindje që na shkriu zemrat!

Ata janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizz-it dhe sot duket se Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kanë një arsye për të festuar!

Ky i fundit ka festuar ditëlindjen dhe ndërmjet shumë urimeve që ka marrë ditën e sotme ai më i veçanti dhe më i ëmbli ka ardhur pikërisht nga partnerja e tij.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, aktorja na ka zbuluar një foto të para 6 viteve, për të cilën shkruan se është një nga të preferuarat e tyre.
“Kjo eshte nder fotot tona te preferuara edhe pse para 6 vitesh. Ajo qe e du me shume se gjithcka te ne, eshte se kenaqemi e qeshim bashke njesoj si atehere. Gezuar diten tende te lindjes dashuria ime dhe e Emit. Te dua!”- ka shkruar Jonida.