Jonida Vokshi feston ditëlindjen, çmimin e urimit më të bukur e fiton partneri i saj, Besniku!

Sot është një ditë mjaft e veçantë për aktoren dhe moderatoren Jonida Vokshi. Ajo sot feston 35-vjetorin dhe nuk kishte si të mos bëhej një ditë edhe më bukur pas urimeve nga personat e zemrës.


Fjalët më të ndjera padiskutim ia ka dedikuar partneri i saj, Besnik Krapi. 
Ai ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram, një foto ku shfaqet krah Jonidës dhe mbishkrimi krahas fotos ishte akoma më emocionues.

“Edhe krejt boten me ta jep dhurate prap hupi, masi ma ke dhuru Emin. Jom dorezu. Gjith je ne avantazh! Lutem qe kur Emi e feston 35 ke me qene e bukur njejt si sot e kena mu dasht hala ma shume se sot! Te dua e Urime!”, shkruan Besnik në urimin ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën ka edhe një vajzë, Emi që erdhi në jetë me datë 18 qershor të vitit të kaluar.