Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak njerëz e dinë se në shkollën e mesme, ai u dashurua me Dorothea Hurley, me të cilën ndan ditët e tij edhe sot. Në botën e rock-ut, shthurja dhe skandalet janë ‘buka’ e përditshme, por Bon Jovi nuk ka qenë kurrë pjesë e kësaj. Pavarësisht se në rininë e tij ai kalonte shumë kohë larg shtëpisë, ai gjithmonë e dinte se çfarë dhe kush ishte gjëja më e rëndësishme në jetën e tij.

Jon Bon Jovi ka pranuar se e ka kaluar kufirin disa herë gjatë martesës së tij 34-vjeçare me gruan e tij, Dorothea Hurley. Duke folur për Independent, ylli 62-vjeçar i rock-ut tha:

Këto janë të gjitha klishe të shkëlqyera. Çështja është të mos gënjesh kurrë se ke qenë shenjtor, por edhe të mos jesh aq budalla sa të prishësh jetën familjare.

Bon Jovi pranoi se martesa e tyre zgjati kaq gjatë për shkak të durimit të gruas së tij dhe tolerancës ndaj tradhtisë së tij ndër vite. Ai shpjegoi gjithashtu se ata kanë një admirim të ndërsjellë dhe janë mjaft me fat që janë rritur së bashku. Bon Jovi pranoi se ishte penduar për lidhjet e tij të shumta jashtëmartesore në këngën e tij të vitit 1993, “Bed of Roses”.