Jessica Alba festoi muajin e kaluar ditëlindjen e saj të 40-të. E ftuar në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon aktori tregoi më shumë se si e përjetoi këtë fakt teksa e cilësoi përvojën si “të çuditshme”.
“Të mbushësh 40 vjeç është kaq e çuditshme sepse ajo moshë thjesht ndihet…agresive,” u shpreh ajo.
Kujtojmë se në vitin 2008, Jessica u bë nënë për herë të parë dhe pikërisht mëmësia e shtyu atë të hiqte dorë nga aktrimi. Kjo për t’iu përkushtuar më shumë fëmijëve e familjes së saj, pasi kjo ishte gjëja që e bënte të ndihej mirë dhe e lumtur. /Afterparty.al
