Jeni kuriozë të shihni Ninën? Dashur pa dashur Fero na e zbuloi pak portretin!

Çifti i famshëm i showbizit shqiptar, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë bërë së fundmi prindër herë të parë me lindjen e vajzës së tyre.

E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa çifti e dhanë vetë këtë lajm të bukur.

Ndryshe nga disa personazhe të tjerë VIP që s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e fëmijës, Fero dhe Arbenita e kanë ndarë mendjen që s’do të na e tregojnë fytyrën e Ninës. Të paktën tani për tani jo. Fero publikoi ditën e djeshme në InstaStory një foto të vogëlushes së tij, teksa shkroi krahas saj “Elhamdulilah” dhe fytyrën ja kishte mbuluar.

Ndërkohë sot reperi ka treguar se Nina ka bërë setin e saj të parë fotografik. Fero ka postuar në Instagram një video të vogëlushes, teksa e bëjnë gati për fotot. Ajo shihet e mbuluar me një veshje në ngjyrë vjollcë dhe rozë dhe në disa sekuenca të videos mund të dallohet një pjesë e vogël e portretit të saj, ndonëse reperi ja ka fshehur me një emoji.