Jeni kuriozë?! Ja çmimi i “frikshëm” i darkës që pagoi Elita dhe Gjiko në restorantin e Nusr-Et

Moderatorja Elita Rudi ka udhëtuar prej disa ditësh drejt Turqisë dhe ka vendosur që të provojë ushqimin në restorantin e famshëm “Nusret”.

Elita ka publikuar disa pamje nga restoranti dhe ka treguar se ka provuar hamburgerin gold. Moderatorja zbuloi se hamburgeri ka kushtuar plot 65 euro.

“Është thjesht një hamburger i mbështjellur me foli ngjyrë ari, e që më të mirë janë ata të Prishtinës që kushtojnë vetëm një euro”- tha Elita Rudi.

Gjithashtu Rudi ka publikuar edhe faturën e cila në total i ka kushtuar 293 euro.