Jeni kuriozë? Bënë namin në TikTok, zbulohet çfarë e ka Festa Qoqaj nusen virale, Erjona Sejdiun (FOTO)

Blogerja dhe moderatorja nga Kosova, Eriona Sejdiu ka qenë kryefjala e rrjetit social TikTok, por edhe e mediave rozë. Kuriozitet të madh për publikun ka edhe fakti që në dasmën e saj është parë edhe Festa Qoqaj.

Dy bukuroshet afterparty.al zbulon se janë kushërira shumë të afërta ato janë goca tezesh.

Dy vajzat e famshme nga Prishtina janë mbesat e fotografit të mirënjohur Gani Ibërdemaj, i cili ka karrierë të gjatë e të bujshme në fushën e fotografisë, shkruan afterparty.al

Blogerja moderne na surprizoi të gjithëve me një dasmë tradicionale. Si e do tradita ajo ka bërë kanagjegjin( nata e vajzërisë) dhe bashkëshorti i saj biznesmeni i njohur në Kosovë, Blend Rexhepi e ka marrë nuse nga shtëpia e babait.

Blendi me familjen dhe shoqërinë kanë marrë nusen me një varg të gjatë makinash luksoze. Pamjet nga kanagjegji dhe momenti i marrjes së nuses nga shtëpia e babait ka bërë xhiron e rrjetit.