Jasminës si del inati me Andin dhe Dionën, hedh fjalë të rënda për dyshen “Shoqet që të paguajnë dhe janë askushi”

Jasmina Kadriu dhe Andi Artani ishin “telenovela” më e gjatë e “Për’puthen”.

Dyshja i dhanë fund pas akuzave të Jasminës se Andi e kishte lënë për të shkuar te Diona Fona.

Pas disa muaj kunja më në fund u arrit qetësia deri para pak javësh kur dy ish-konkurrentët patën një përballje, e cila nuk shkoi mirë.

Ditë më pas Andi ka zbuluar se Jasmina e kishte befasuar për ditëlindje dhe zbuloi se ishte ajo që tërë kohës kishte tentuar ta kontakonte duke thënë se me të nuk do mbesin as shokë.

Kjo situatë duket se ka revoltuar sërish brunen, e cila në një bisedë me ndjekësit e saj ka hedhur kunja të forta për Andin dhe Diona Fonën që ajo e konsideron si “mollë sherri” në lidhjen e tyre.

“Një gjë nuk kuptoj, ti ke vet shumë shokë ndërsa të tjerë mendon se nuk duhet të kenë shoqe”, thuhet në pyetjen e ndjekësit, i cili mori një përgjigje të gjatë.

“Kur kam thënë ndonjëherë që i dashuri im mos të ketë shoqe? Dhe diçka tjetër shokët e mi janë hyrje dalje familjare, asnjëri si kap poshtë tre vjet shoqëri, që nënkupton kanë shumë kohë në jetën time dhe mund t’i ulë si vëllezër në kafe përball çdo kujt që ka diçka serioze me mua. Nuk janë si shoqet që të paguajnë të jesh prezent diku dhe skanë fytyrë as të të dalin përpara se skanë çfarë të të thonë se janë askushi dhe po hiqen si dikushi. Nuk jam kundër shoqeve jam kundër njerëzve pa karakter dhe të ulët që përdorin çdo mundësi për të ecur çik përpara. Shok dhe shoqe është fjalë e madhe se merr dot dikush për një javë”, tha Jasmina dhe qartazi u kuptua se ku e kishte.