Ola Zenelaj dhe Jasmina Kadriu bënë namin në “Për’puthen” duke zbuluar se ishin shoqe prej vitesh po kishin prishur raportet dhe kishte 2 vite që nuk flisnin me njëra-tjetrën.
Edhe pse thanë që nuk ka më kthim prapa vajzat gjatë programit u afruan dhe rikthyen shoqërinë e tyre madje Jasmina i bëri edhe një befasi Olës me rastin e ditëlindjes së saj duke thënë se janë bërë më shumë shoqe se me parë.

Por nuk zgjati shumë. Javë më parë Ola e ftuar në Top Arena zbuloi se nuk flet me Jasminën dhe kanë prishur raportet sërish duke mos zbuluar shkakun.

Poooor kemi sërish lëvizje! Vajzat SËRISH kanë rregulluar raportet pasi ditën e djeshme janë fotografuar së bashku.

Ishte Jasmina që publikoi një video para pasqyrës së bashku me Olën dhe shiheshin të lumtura së bashku.

Video padyshim erdhi si konfirmim se përkundër krizave ato mbesin shoqe./afterparty.al

