Tashmë nuk është më çudi të dëgjojmë për ‘bëmat’ e emisionit “Për’puthen”.
Ç’nuk kemi parë e ç’nuk kemi dëgjuar për të rinjtë e emisionit, nga lidhjet e fshehta, shoqëritë jashtë ekranit e deri tek shtatzënitë. Por, të fshehta duket se kanë edhe konkurrentën e “Për’puthen 40+”, të cilët prisnim t’i shihnim më të përgjegjshëm në sytë e publikut shqiptar.
Dy prej konkurrentëve të emisionit, Ndriçimi dhe Lindita, në fakt njihen jashtë emisionit “Për’puthen”. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” bëjnë me dije se dyshja bashkëjeton prej kohësh jashtë kryeqytetit, ndërkohë që në ekran bëjnë tjetër lojë.
Lindita u fut në emision me pretendimin se kishte ardhur nga Italia posaçërisht për të njohur Ndriçimin, pasi ai ishte i vetmi që e kishte tërhequr nga ekrani.
Megjithatë, e vërteta qëndron ndryshe. Teksa të dy bëjnë takime me konkurrentë të tjerë, ata vazhdojnë të jetojnë me njëri-tjetin dhe vazhdojnë me skenarin e krijuar për të mos rënë në sy.
Madje, për ta bërë akoma më të besueshme këtë lojë, ata janë kapur herë pas here me njëri-tjetrin, duke bërë debate të vogla që në fakt nuk i kanë prishur aspak raportet e tyre.