“Jam grek, i lindur në Shqipëri”/ Bëri bujë me deklaratat mbi origjinën, martohet ish-peshëngritësi Pirro Dhima

Ish-peshëngritësi i njohur Pirro Dhima është martuar për herë të dytë me partneren Afërdita Skafida të shtunën në një ceremoni private në kishën e Agios Georgios në Kavouri.

Çifti rashmë po pret fëmijën e tyre të parë, ndërkohë që Dhima ka katër fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë.

Pirro Dhima mbahet mend nga publiku sidomos për deklaratat për origjinën e tij, kur gazetarja greke Elena Akrita, e cilësonte me origjinë shqiptare në një artikull.

Për të sqaruar debatin, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj.

“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai“, sqaron ai. “Kjo është nderi im dhe krenaria ime” vijoi më tej ai duke u ndaluar më pas te intervista që bëri bujë.

“Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, u shpreh ai në atë kohë.