Ja shifra marramendëse që u shit topi i bejsbollit, i nënshkruar nga Zelensky

Një top bejsbolli i nënshkruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është shitur në aksion për 50,000 dollarë.

Një pjesë e të ardhurave do të dhurohen për ukrainasit e zhvendosur nga lufta. Ankandi RR Auction i Bostonit tha se oferta fituese për bejsbollin e Rawlings Major League ishte tre herë më e lartë se sa ishte parashikuar. Shitësi Randy Kaplan do të dhurojë një pjesë të fitimeve të tij, megjithëse shuma e saktë nuk është bërë e ditur.

Këto para do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës humanitare përmes organizatës jofitimprurëse Americares.