Ja kush janë dy vajzat e Vladimir Putin që do “goditen” nga sanksionet e SHBA

SHBA njoftoi sot, se pas masakrës së shënuar në rajon të Kievit ka vendosur që të zgjerojë sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë i përshkroi ata si dy fëmijët e rritur të Putinit, dhe megjithëse nuk përmendën emra, burime për BBC konfirmojnë se bëhet fjalë për dy vajzat e Putin, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova, të cilave Putini i ka me ish-gruan e tij Lyudmila.

Putin ka qenë gjithmonë i fshehtë për familjen e tij, shkruan express. Edhe pse ai e ka pranuar se ka vajza dhe ka thënë se është krenar për to, ai ka hedhur poshtë pyetjet rreth identitetit të tyre.

Vorontsova ka lindur në 1985 dhe është endokrinologe dhe bashkëpronare i një kompanie mjekësore.