Iu desh të ndalonte xhirimet e skenave seksuale, Nicole Kidman tregon arsyen pse

Aktorja Nicole Kidman, ka shpjeguar se iu desh të ndalonte xhirimet e skenave seksuale për filmin e saj të ardhshëm, “Babygirl” pasi eksitohej seksualisht gjatë filmimeve.

Drama, e drejtuar nga Halina Rain, e njohur për filmin “Bodies Bodies Bodies”, ndjek historinë e një CEO të fuqishme, e cila vë në rrezik karrierën dhe familjen e saj për shkak të një marrëdhënieje të paligjshme me një punonjës të ri.

Kidman luan së bashku me Antonio Banderas, i cili luan rolin e burrit të saj dhe Harris Dickinson, i cili luan rolin e punonjësit që i prish jetën.

Në një intervistë për “The Sun”, aktorja zbuloi se skenat me Banderas dhe Dickinson u bënë veçanërisht intensive. “Kishte shumë ndërveprim dhe besim, por edhe zhgënjim. “Ishte sikur, “Mos më prek”, tha Kidman.

Në vazhdim, ajo shpjegoi se në momentet e xhirimit ndihej sikur po arrinte kulmin e saj sepse ishte eksituar seksualisht: “Ka pasur raste kur kam thënë: “Nuk dua më. Mos mu afro,” u shpreh ajo.