“Iu bëftë mirë”/ Momenti i pabesueshëm kur Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani flet shqip (VIDEO)

Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë për një moment simpatik gjatë takimit me reperin dhe kuzhinierin shqiptar, Arian Asllani, i njohur ndryshe edhe si Action Bronson.

Në videon që po qarkullon gjerësisht, Mamdani shihet duke provuar ushqime tradicionale shqiptare, ndërsa në një moment surprizon duke folur edhe shqip.

Teksa shijon gatimet e përgatitura nga Bronson, ai dëgjohet duke thënë: “Iu bëftë mirë”, një shprehje tipike shqiptare që përdoret gjatë vakteve. VIDEO