Bebe Rexha i ka rrëfyer të gjitha për “Daily Star”! Këngëtarja me origjinë shqiptare ka rrëfyer një pjesë të rëndësishme të jetës personale teksa ka zbuluar se ka qenë gati të martohej që në adoleshencë.
“Nëna ime është martuar 17 vjeçe, është një botë komplet tjetër. Gjyshja ime është martuar 15 vjeçe, domethënë e martuan të tjerë, vendosën të tjerë për të. Tashmë ka ndryshuar plotësisht, është më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta. Por kur unë isha më e re kishte djem që më kërkonin dorën për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Tradita është e tillë, martohesh me një shqiptar shumë e re në moshë dhe më pas bën fëmijë”, ka treguar ajo, duke theksuar se mamaja e ka “shpëtuar” dhe e ka ndihmuar për të ndjekur ëndrrat e saj.
“Mami im luftoi për mua shumë dhe ajo ju thoshte njerëzve ‘Vajza ime nuk do të martohet’”, u shpreh ylli i muzikës.
Bebe gjithashtu ka rrëfyer se puthjen e parë e ka dhënë 8 vite më parë, kur ishte 23 vjeçe.
“Isha 23 vjeçe, disi vonë. Isha e frikësuar. Isha e frikësuar nga djemtë, nuk e di pse dhe ishte një puthje shumë e keqe,” tha ajo./Afterparty.al
