“Isha i gatshëm të pija, të merrja drogë…” Princ Harry trondit sërish me deklaratat!

Pas intervistës së tij dhe Meghan Markle për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore, Harry ka plasur “bombën” e radhës. Ai ka shokuar sërish me një deklaratë ku tha se trauma e vdekjes së nënës së tij e bëri atë të përdorë alkool dhe drogë për të maskuar emocionet dhe ndjente më pak.

Në tre episodet e para të Apple TV’s, “The You You Can’t See”, Duka e Sussex ka kritikuar mënyrën se si ai u rrit nga babai i tij. Seriali përqendrohet në shëndetin mendor, me Harry-n që rrëfen se trauma e humbjes bëri që ai të vuante ankth dhe sulme të rënda paniku nga mosha 28 deri në 32 vjeç.

“Isha i gatshëm të pija, isha i gatshëm të merrja drogë, isha i gatshëm të provoja dhe të bëja gjërat që më bënin të ndjehesha më pak si po ndihesha”.

Ai tha se pinte alkool “jo sepse po e shijoja, por sepse po përpiqesha të maskoja diçka”. /Afterparty.al