“Isha”, episodi i tretë i “Thuaje”, Luana Vjollca paralajmëron surpriza të mëdha

Luana Vjollca nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme në orën 19:30 do të publikohet në Youtube episodi i tretë i “Thuaje”, i titulluar “Isha”.

E kuruar në çdo detaj, Luana shihet teksa qëndron në mes të një fushe me lule dhe gjelbërim, teksa poshtë fotos përcjell mesazhin “Pas çdo stuhie del dielli” dhe “Për vajzat”.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të rrëfehet në këtë episod, por padiskutim mesazhet që do të përcillen prekin realitetin e zymtë shqiptar dhe gjuhën bullizuese, paragjykuese e dhunën ndaj grave e vajzave.

Me histori personale, fjalë që godasin dhe ndjenja të sinqerta, padiskutim edhe në këtë episod Luana pritet të shkëlqejë.