Pas ndarjes nga Ana Lleshi, Arsim Abdyli konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me një vajzë me emrin Pranvera.
Përmes rrjeteve sociale çifti shfaqeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin por duket se lumturia zgjati pak.

Po dyshohet se çifti janë ndarë pasi ditëve të fundit kanë hedhur thumba drejtuar njëri-tjetrit.
‘’Nuk kishin faj ato goca që thanë ti je akull. Gjithë të mirat në jetë’’, ka shkruar bukuroshja.

Ndërkohë edhe Arsimi po ashtu përmes rrjeteve sociale iu drejtuar me një publikim që u mor si konfirmim për ndarjen e tyre.
‘’Për një moment ti isha bota ime, por tani pyes veten se çfarë nuk shkon me këtë botë? Të uroj gjithë të mirat, lamtumirë!’’, ka shkruar Arsimi.

