Ish-çifti i njohur shqiptar bëhen bashkë sërish në të njëjtën skenë pas injorimit që i bënë njëri-tjetrit!

Edhe pse publikisht nuk e kanë pranuar kurrë, Ronela Hajati dhe Young Zerka ishin në lidhje dashurie, e cila tashmë ka përfunduar.

Artistët për vite me radhë na sollën hite dhe performanca fantastike por kohë e fundit nuk i kemi parë më bashkë.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instagram foton e një posteri ku shfaqet ajo, Zerka dhe Sabri Fejzullahu. Ato do të performojnë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë.

Kujtojmë se dyshja edhe më parë u panë të ndanin skenën por që injoruan njëri-tjetrin.