Ish-banorja VIP ‘shpërthen’ kundër Einxhel: “Të shkoj jeta duke përgjuar moj…”

Edhe pse ka disa javë që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Paloma duket se e ndjek atë sa herë ka kohë të lirë. Madje ish-banorja nuk ngurron që në rrjetet sociale të japë mendimet e saj rreth banorëve që janë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Së fundmi, gazetarja e njohur ka bërë një postim në “Instastory”, ku shprehet se i vjen mirë se është jashtë BB VIP. Dhe e gjeni dot se cila është arsyeja?

Është pikërisht Einxhel. Paloma ka postuar një video ku shfaqet Einxhel dhe krahas saj shkruan: “Të shkoj jeta duke përgjuar moj pjacë e lartë. Zot faleminderit që jam jashtë”.