Në pesë ose dhjetë viteve, inteligjenca artificiale mund të kthehet kundër nesh.
Kështu paralajmëron, Ish-drejtori i Google, Eric Schmidt në një intervistë në samitin Axios’ AI+ Summit.
Teksa krahasonte zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI) me armët bërthamore në Luftën e Dytë Botërore, ai tha se pas Nagasaki e Hiroshima, u deshën 18 vjet për traktatin e ndalimit të testeve bërthamore “ndërsa sot situata mund të jetë e ngjashme me AI.”
Ai shtoi se rreziku vjen kur “kompjuterët nisin të marrin vetë vendimet për të bërë gjëra”, siç është zbulimi ose përdorimi i armëve.
Schmidt shtoi se më parë studiuesit thonin se ky rrezik nga kjo teknologji mund të vinte për rreth 20 vjet, por tashmë duket se ai është më pranë se kurrë.