Instagram vs jeta reale! Kush ka guximin e Luanës? E lodhur dhe në gjendje jo të mirë publikon foto siç nuk e kemi parë kurrë!

Luana Vjollca ka nisur një fushatë fantastike duke zbuluar një anë të saj që publiku nuk e njeh.

Përmes projektit “Thuaje” ajo po sjell 5 histori të saj personale, histori jo të bukura, por që kanë lënë gjurmë në jetën e saj.

E para preku bullizmin, e dyta traumën e sidomos dhunën ndaj femrave.

Historitë që po publikohen përmes këngëve po përcillen me rrëfime ekskluzive të yllit shqiptar, e cila ka vendosur që të sensibilizojë masën kundrejt dukurive të këqija në vendin tonë.

“Askush nuk e di çfarë fshihet prapa një buzëqeshje” tha në pjesën e dytë të rrëfimit ndërsa sot ka publikuar dy fotografi, njëra ku shihet e buzëqeshur dhe e kuruar dhe e dyta e lodhur dhe në gjendje aspak të mirë.

Duke dashur të ilustrojë dallimin e jetës në Instagram kundrejt asaj të vërtetë, Luana në këtë rrjet social ka ndarë një foto personale.

Kush tjeter do të kishte guximin për ta publikuar një foto të tillë.