Influencuesi i njohur në rrjetet sociale, Aris Yeager, i njohur për publikun si “The European Kid”, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tij më të fundit veror.
Krijuesi i përmbajtjes me mbi 1.4 milionë ndjekës në Instagram ka publikuar pamje nga bregdeti i jugut të Shqipërisë, ku duket duke shijuar detin dhe peizazhet mahnitëse të rivierës shqiptare. Në një nga postimet e tij, ai ka shprehur habinë për bregdetin shqiptar teksa ka shkruar thjesht: “Wow”.
Vizita e “The European Kid” vjen në një periudhë kur gjithnjë e më shumë personalitete dhe influencues të huaj po promovojnë Shqipërinë si një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut.
Pamjet e publikuara prej tij kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vlerësuar bukuritë natyrore të jugut shqiptar dhe atmosferën unike që ofron vendi ynë.
