Efi konsiderohet nga vajzat më të bukura të këtij edicioni të “Për’puthen” por që nga hyrja e saj në rrjete sociale qarkullojnë foto që thuhet se janë të Efit para operacioneve plastike dhe shihet qartë një ndryshim shumë i madh përkundër që Efi i ka mohuar ato.
Së fundmi u publikuan edhe disa fotografi të reja ku tregoheshin ndërhyrjet dhe kësaj radhe konkurrentja vendosi të reagojë.
Ndërsa në Instagram Story ajo postoi disa foto të saj kur ka qenë e vogël, për të treguar se nuk ka ndryshuar aspak dhe se nuk ka operacione.
“Për të gjithë ju që më keni shkruajtur për operacionet e mia dhe për foton që po qarkullon. Këtu e keni përgjigjen…Përveç meje shihet qartë edhe fisi”,- ka shkruar ajo.