Ia bleu vet biletën, djaloshi lë të dashurën pasi Chris Brown i bëri një vallëzim provokues në prehër (VIDEO)

Chris Brown bëri që një çift të ndahej pasi ai bëri një vallëzim provokues mbi prehrin e një femre në një nga koncertet e turneut të tij, “Under The Influence”.

Këngëtari 33 vjeçar, performoi kërcimin erotik gjersa interpretonte këngën e tij “Take You Down”, shkruan DailyMail.

Por i dashuri i pjesëmarrëses në këtë performancë të zjarrtë mbeti i tërbuar teksa pa atë që e dashura e tij dhe këngëtari me famë botërore bën në koncert.

E gjithë videoja në fjalë ishte postuar dhe bërë virale në TikTok.

@dashthelith Replying to @𓃗 ♬ Collide (Sped Up Remix) – Justine Skye

Në video, bukuroshja brune dukej e gëzuar teksa ishte e ulur në një karrige, kur Chris hipi mbi të dhe filloi të interpretonte me gjeste të turpshme.

Partneri i saj Dash u ofendua për aktin e kryer në skenë, duke shkruar krahas postimit të tij: “Pikëpamje: Blej biletën e të dashurës sime në rreshtin e parë për të parë Chris Brownin”.

Ai shtoi: “Unë dua 500 funte dhe të dashurën time të më kthehen mbrapsht”.

Por kur një ndjekës komentoi duke e pyetur nëse janë ndarë, Dash shkroi: “Thjesht për të informuar të gjithë në lidhje me koncertin e Chris Brownit, nuk jam më me të dashurën time, por ajo tha se nuk mendon se ajo që bëri ishte e gabuar”