I tronditur nga ribashkimi i JLO dhe Ben Affleck?! Ja si qëndron e vërteta për Alex Rodriguez

Pas lajmit të rikthimit të ish-të fejuarës së tij Jennifer Lopez me Ben Affleck pas 17 vitesh, u përfol se Alex Rodriguez është tronditur dhe acaruar. Një arsye për t’u ndjerë keq ishte ribashkimi i dyshes pikërisht një muaj pasi ai dhe këngëtarja i dhanë fund lidhjes së tyre.

“A-Rod është tronditur që J.Lo ka ecur përpara. Ai me të vërtetë mendoi se do të ishin në gjendje të riktheheshin” , tha një burim i afërt me Arod.

Por sëfundmi, një burim tjetër pranë Alex ka sqaruar çdo gjë duke hedhur poshtë pretendimet. Sipas tij, lojëtari i baseball është mirë dhe po vazhdon jetën normalisht.

“Alex po shkon mirë. Ai ka kaluar kohë me familjen e tij dhe është përqendruar në marrëveshjen e “Timberwolves”. Ai është përqendruar te fëmijët e tij dhe ekipi. Kjo është gjithçka”, tha burimi i brendshëm për “Page Six”./Afterparty.al