I tha “S’keni dashuri të sinqertë”, Adriana Matoshi ia “mbyll gojën” kështu komentueses!

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld janë ndër çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar.

Përmes rrjeteve sociale dyshja zbuluan se dje 1 vit kishin takimin e parë duke zbuluar se shëtitjen e parë e kanë realizuar në qytetin e Prizrenit.

Ndërsa sot partneri i aktores, Keith feston ditëlindje dhe ajo e ka uruar me një postim në Instagram ku i shpreh dashurinë.

“Të uroj më të mirat e kësaj bote për ditëlindje! Ti je një mrekulli dhe një njeri shumë special. Është me fat familja që të ka, me fat miqtë dhe të gjithë ata që janë rreth teje dhe faleminderit për 1 vit plot lumturi që ke sjellë në jetën time. Faleminderit Zotit që solli një njeri si ti në këtë botë! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”, shkruan Adriana.

Përpos urimeve, ka patur edhe kritika në hapësirën e komenteve dhe një ndjekëse i komenton Adrianës se ata nuk kanë dashuri të sinqertë.

“Nëse ka dashni të sinqertë mes jush atëherë ka me pas dashni dhe mes meje dhe Samuel Umtitit”, shkruan ndjekësja.

“E keqja është se s’po të njoh as ty as Samuelin dhe e mira është që ti kënaqesh tu frymëzu prej nesh.. Paqe zemër”, i është përgjigjur aktorja.