Si duket Bora Zemanin e ngacmojnë në lidhje me romancën që ka me Donaldin edhe konkurrentët e programit të dashurisë.
Së fundmi, Ritvana i ka komentuar asaj nën foton e ku shihet e maskuar për Halloween si Harley Queen dhe e ka ngacmuar në lidhje me ish apo të dashurin e saj.
“Monstra e vogël e babushit”, ishte përshkrimi i fotos që Bora kishte postuar.

Ndërkohë konkurrentja e ka korrigjuar duke i komentuar: “Monstra e vogël e Donaldit”-koment i cili kishte marrë shumë pëlqime por u tha se më vonë është fshirë për arsye që nuk dihen. Në të vërtetë komenti qëndron akoma dhe nuk ka gisht Bora në lidhje me asnjë veprim siç mund të ishte fshirja e komentit.

