I shpëtoi plumbave në 1997-ën në Shqipëri, ndërron jetë gazetari i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçari gazetari i njohur italian Franco di Mare, si shkak i sëmundjes së tij amiantin e armëve nëpër luftërat që pasqyroi.

Di Mare ka qenë i dërguar i RAI-t gjatë luftës së Bosnjës, por edhe në trazirat e vitit të mbrapshtë 19997 në Shqipëri.

“U gjenda papritur në një konflikt të armatosur mes bandave rivale dhe një plumb më kaloi mbi kokë. Shpëtova vetëm se u ula për të marrë baterinë e telekamerës në çantë. Qesh vërtetë me fat!”, tregonte ndërsa kujtonte rrëfimet e tij Di Mare, për kohën kur kishte qenë në Shqipëri.

I dërguar special për shumë vite nëpër botë, edhe në Ballkan, Franco di Mare në një intervistë të fundit tha se sëmundja e rëndë e goditi si pasojë e misioneve të tij si gazetar në luftë.

“Në 1992 isha në Bosnjë e më pas në luftëra të tjera deri te ajo e Kosovës në 1999, – tha në atë intervistë, – dhe në ato luftëra përdoreshin plumba me uran të varfëruar. Janë plumba hiper të shpejtë, hiper shkatërrues, të aftë të rrëzojnë godina të tëra. Çdo shpërthim çlironte në ajër grimca të panumërta amianti. Do të mjaftonte edhe vetëm njëra prej tyre. Gjashtë mijë herë më e lehtë se një fije floku. Ndoshta e kam hasur atë në Ballkan të cilin e kam frekuentuar nga 1992 deri në 2000, kushe e di. Nuk mund ta dija, por kisha marrë frymë vdekjen. Periudha e inkubacionit mund të zgjasë edhe 30 vite. Dhe ja!”.