Ish presidenti Ilir Meta u arrestua pak më herët në afërsi të Casa Italia në Tiranë.
Në foto shihet momenti i arrestimit të tij, automjeti i të cilit është rrethuar nga agjentët e BKH-së.
Meta u arrestua me urdhër të SPAK, teksa për arrestimin e tij kanë reaguar kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe Tedi Blushi. Ky i fundit e quajti arrestimin e Metës si akt kriminal.