I rikthehet pasionit të vjetër! Ja me çfarë e “ndërroi” muzikën Sabri Fejzullahu

Ndonëse shumë nga ne nuk e dinim, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu para 30 vitesh është marrë edhe me aktrim.

Madje ai po i rikthehet këtij “profesioni” sot pas 3 dekadash dhe lajmin ka vendosur ta ndajë me fansat në rrjetet e tij sociale.

Ai ka publikuar disa foto krah miqve të tij, regjisorin Shkumbin Istrefi dhe aktorin Ilir Tafa, të cilët janë edhe iniciatorët që Fejzullahun pas kaq shumë kohësh ta shikojmë në një film sërish.

“Pas 30 viteve, me ktheu prap ne aktrim, miku im, aktori me i madh dhe me i njohur shqiptar ne Europen Juglindore Ilir Tafa. Me Ilirin dhe Shkumbinin besoj do te ja dal!”-ka shkruar artisti krahas fotove.