I propozon operacione plastike për t’u zbukuruar, si gjithmonë pason përgjigja EPIKE e Sarës ndaj ndjekëses!

Përkundër që vet nuk i përket botës së showbizit, lidhja me Ledri Vulën, njëri nga reperët më në zë në tregun shqiptar e ka vendosur edhe Sara Hoxhën në qendër të vëmendjes.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga një numër i madh ndjekësish së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ta.

Në mesin e shumë pyetjeve ishte një ‘’këshillë’’ për Sarën për të bërë ndërhyrje në fytyrë për t’u zbukuruar.

‘’Se di pse spo e bën ‘jawlinen’ operacion edhe buzët pak, shumë e fortë ishe duk’’, thotë ndjekësja dhe Sara, e cila njihet për komentet dhe përgjigjet epike nuk u kursye as kësaj radhe.

‘’Pse operacion kur kemi filtra me rrush?, Ça ke me jawlinen dhe buzët e mia kështu?’’, tha Sara, e cila gjatë kësaj bisede zbuloi po ashtu se mungesa e një motre në jetën e saj ka bërë që ajo të mendojë për një motër për Poem.